Ballina Lajme Të shtëna me armë në Shkup, një viktimë dhe tre të plagosur

Të shtëna me armë në Shkup, një viktimë dhe tre të plagosur

3

Të shtëna me armë janë raportuar gjatë natës në Shkup. Sipas mediave në vend, tre persona janë plagosur, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Raportohet se viktima është këngëtari dhe blogeri, i identifikuar si shtatasi Amar Ismani. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.