Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qendër të Paris. Një person ka hapur zjarr dhe për pasojë 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 4 kanë mbetur të plagosur. Dy prej të plagosurve nga të shtënat janë në gjendje kritike për jetën. Të shtënat ndodhën afër stacionit Gare de l’Est pranë një qendre kulturore kurde dhe një parukerie. Policia ka vënë në pranga autori i sulmit 69-vjeçar.
Policia e ka ndaluar të dyshuarin pa rezistencë dhe ka gjetur e sekuestruar armën e përdorur në sulm. Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për vrasje. Nuk ka ende të dhëna për motivin. Rruga afër stacionit të metrosë Château d’Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.
/rtsh.al/