Një tentativë grabitje në Lezhë, ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari.
“News 24” raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.
Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasen në rezistencën e të moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar./bw