Ballina Lifestyle & Showbiz Të shpëtojmë nga pickimet e mushkonjave, gabimet që duhen shmangur

Të shpëtojmë nga pickimet e mushkonjave, gabimet që duhen shmangur

0

Pickimi i mushkonjave është sa i dhimbshëm por edhe i sikletshëm. Mirëpo shpesh ne vetë inkurajojmë praninë e tyre përmes gabimeve shumë të zakonshme që bëjmë në jetën e përditshme.

Më poshtë rendisim disa aspekte kryesore të ekologjisë së mushkonjave, vendet ku rriten dhe gabimet që bëjmë që inkurajojnë përhapjen e tyre. Po ashtu disa hapa që mund të ndërmarrim për të minimizuar kontaktin me mushkonjat dhe për të ruajtur mirëqënien tonë.

Bimët

Bimët dhe lulet në vazo tërheqin vëmendjen e mushkonjave. Këto insekte tërhiqen nga bimët dhe veçanërisht nga uji dhe lagështia. Kujdesuni të mos lini pellgje në dyshemenë e ballkonit dhe mos harroni të hiqni çdo ujë që grumbullohet në disqe.

Lagështia

Kovat dhe legenët me ujë të mbetur krijojnë mjedisin perfekt për shumimin e mushkonjave. Nëse nuk mund të hiqen, të paktën kthejini ato me kokë poshtë.

Dritaret

Kujdes nga dritaret, në mbrëmje dhe në mëngjes duhet të lihen të mbyllura sepse këto janë kohët kur mushkonjat dalin tufa.

Pastrim shtëpie

Pastrimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë ofrojnë avantazhin e identifikimit të zonave në rrezik nga infektimi i mushkonjave dhe lejojnë heqjen e dëmtuesve që kërkojnë lagështi dhe ujë si burim ushqimi.

Djersitja

Kur bëni ushtrime, ju djersiteni dhe djersa tërheq mushkonjat. Zgjidhni vendin ku zgjidhni të ushtroheni me kujdes, duke shmangur zonat ku ka ujë të ndenjur.

Lagështia

Kullimet dhe në përgjithësi dhoma e kaldajave, apo zonat ku ka sifone dhe kullues janë zona të preferuara për mushkonjat për shkak të mjedisit të lagësht të krijuar. Bëni mirë t’i shfarosni këto zona.

Trajtimi i kontrollit të mushkonjave

Efektiviteti dhe rezultatet e trajtimit kundër infektimit të mushkonjave varen nga shërbimi që zgjedh dhe numri i trajtimeve që mund të kufizohen. Këshilla është të plotësoni trajtimin me produkte natyralë për të rritur efektivitetin e tij.

/rtsh.al/