Ballina Lajme “Të ruhet toka bujqësore”,- ka qenë porosia e kryeministrit Edi Rama gjatë...

“Të ruhet toka bujqësore”,- ka qenë porosia e kryeministrit Edi Rama gjatë inspektimit të kantierit të ndërtimit të parkut “Blue 1” me energji diellore në territorin e Topojës në bashkinë e Fierit.

1

Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryetarit të bashkisë Armandi Subashi ka qenë i pranishëm në kantierin e ndërtimit të parku “Blue 1” me energji diellore në territorin e Topojës në bashkinë e Fierit.

Ky është një investim vendas për një kapacitet prej 50 deri 200 MW, që hap pas hapi jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, duke kontribuar në planin strategjik të kthimit të Shqipërisë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike.

Teknologjia që është përdorur këtu është e diversifikuar, një pjesë e teknologjisë është europiane, një pjesë është kryesisht module dhe invertrat janë nga kompanitë numër një në botë. Mes të tjerave kryeministri Rama ka shprehur shqetësimi e tij që në emër të ngritjes së parqeve mos të preken sipërfaqet e tokave bujqësore por ato të jenë objekt i zhvillimeve të agrobujqësisë.

Parku fotovoltaik cilësohet si një zhvillim energjetik shumë i rëndësishëm në një vend si Shqipëria ku janë të shumta ditët me diel. Parku fotovoltaik në Seman të Fierit me standardin e investimit është cilësuar që në fillim si një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në këtë fushë. ”Blue 1” do të pasohet më tej edhe nga projekti “Blue 2”, ndërkohë që një listë e tërë projektesh për energji diellore është në rrugën e jetësimit të politikave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për diversifikimin e burimeve energjitike dhe pavarësinë e plotë të Shqipërisë 2030 nga importi.

/Tv Kombi/