Në stadiumin “Air Albania” u organizua ngjarja më e bukur sportive e vitit për rininë, me prezantimin e 700 ekipeve të reja sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria.
Kjo është një lëvizje e re masive për fëmijët, të rinjtë, komunitetet vendore, sportin kombëtar të së ardhmes.
Në të ngjarje të veçantë sportive në mjediset e “Air Albanias” parakaluan plot gjallëri dhe sportistët e rinj fierakë.
Ata janë të rinj të klasave sportive të qarkut të Fierit. Ekipi sportiv i Fierit në prezantimin e ekipeve të reja sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria ka parakaluar në kuadër të hapjes së projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”./Tv Kombi/