Deputeti socialist, Erion Braçe me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit solli disa shqetësime me të cilat hasen sot qytetarët dhe fermerët shqiptarë. Braçe iu kthye opozitës në lidhje me reagimit në sallë për arrestimin e dy zyrtareve të MSH-së, Braçe tha se tashmë ka ardhur koha kur zyrtarët arrestohen për shkelje dhe jo si dikur kur drejtonte PD
Mes të tjerash ai tha se ndonëse në tregjet botërore ulen çmimet, në tregjet shqiptare nuk reflektohet kjo ulje. Po ashtu ai solli një shqetësim nga zona e Myzeqesë, ndërsa nuk i kurseu kritikat për ministrinë e Bujqësisë, sa i takon problemit me karkalecat në këtë zonë që hanë të mbjellat.
“Në këtë sallë, hëm të qash, hëm të shash, të bën deputet. Më në fund në këtë sallë po flitet për vendime
gjykatash dhe të korruptuar, që patjetër janë mes nesh, por që arrestohen. Me thënë të drejtën nga 2005 deri ne 2013 nuk gjen një ministër të arrestuar. Një zv-ministër të arrestuar me përjashtimin të një demokristiani dhe një drejtor të arrestuar me përjashtimin një të LSI.