Ballina Lajme Politike “Të përbashkuar”/ Me tapet të kuq, si duket sot Gjakova pas anulimit...

“Të përbashkuar”/ Me tapet të kuq, si duket sot Gjakova pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive

0

Ndonëse mbledhja e Shqipërisë dhe Kosovës e parashikuar për t’u zhvilluar sot në Gjakovë u anulua një ditë më parë, atje qëndron ende tapeti i kuq ku do të zhvillohej pritja e delegacionit shqiptar.

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

Përgatitjet për zhvillimin e mbledhjes kishin nisur, ndërsa heshtja që ka kapluar sot Gjakoven, duket se thotë shumë fjalë për anulimin e asaj mbledhje.

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai ka deklaruar se pret që një dokument i tillë të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.

Lidhur me këtë draft ka komentuar ditën e djeshme edhe kryeministri Albin Kurti duke theksuar se Rama duhet t’ja propozojë Serbisë këtë draft në mbledhjen e “Ballkanit të Hapur”.