Të hënën (16 janar) nis sesioni i ri parlamentar. E siç është rituali seancën e hap kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ma pas fjalen e mbajnë kryetarët e grupeve parlamentare. Kjo seancë pritet të nisë me debate mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket situatës dhe ekonomike në vend.
Çështje të tjera që priten të diskutohet janë “Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit|, i cili pritet të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Do të trajtohet gjithashtu dekreti i Presidentit të Shtetit,Bajram Begaj i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për dekoratat e titujt. Kuvendi pritet të nisë menjëherë thirrje për kandidatura për zgjedhjet të Avokatit të Popullit, pasi në dhjetor nuk u miratua propozimi i opozitës. Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe amnistia fiskale dhe pasaportat e arta.