Ballina Lifestyle & Showbiz Të gjitha truket për një rini të përjetshme, Victoria Beckham feston 49-vjetorin...

Të gjitha truket për një rini të përjetshme, Victoria Beckham feston 49-vjetorin duke u stërvitur (fotot)

1

Stilistja dhe ish-këngëtarja Victoria Beckham detajoi rutinën e saj të palestrës në “Instagram Stories”. Një rutinë kjo që nuk ndryshoi edhe me rastin e ditëlindjes së saj të 49-të, sidomos sa i përket ushtrimit për ta mbajtur trupin në formë.

Victoria Beckham 49 anni di età

Victoria Beckham mbush 49 vite

Victoria Beckham mbushi 49 vjeçe dhe bashkëshorti i saj David Beckham i ka uruar ditëlindjen përmes rrjeteve sociale duke shpërndarë një foto bardhë e zi kur ishin shumë të vegjël, me një dedikim mjaft të ëmbël: “Gëzuar ditëlindjen gruas dhe nënës më të jashtëzakonshme, një grua që na frymëzon çdo ditë. Ne të duam dhe ju meritoni të keni një jetë të përsosur. Gëzuar ditëlindjen”. Ish-futbollisti ka etiketuar edhe të katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, të voglin e shtëpisë që nuk ka ende faqe sociale dhe për këtë arsye është përfshirë si hashtag. Por pikërisht në prag të ditëlindjes së saj, që shënon -1 vit nga gjysmë shekulli, Victoria ndau rutinën e saj intensive të stërvitjes me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale. Le ta zbulojmë.

Victoria Beckham allenamento

Stërvitja e Victoria Beckham

Victoria Beckham tregoi disa foto të stërvitjeve të saj në Instagram. Në to edhe bashkëshorti i saj David Beckham u shfaq pa këmishë në një nga fotot. Ajo shpjegoi se po bënte stërvitje forcash dhe se çdo ditë ndryshon orarin e stërvitjes për t’u fokusuar në pjesë të ndryshme të trupit. Në imazhet e ndara me fansat ajo po stërviste pjesën e sipërme të trupit me një kombinim ushtrimesh të bazuara në rezistencë.

Victoria Beckham balla la salsa

Victoria Beckham kërcen salsa Shumëllojshmëria e stërvitjes së Victoria Beckham nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet dhe ushtrimet e peshës trupore. Këto ushtrime ajo i bën në palestër me trajnerin personal Bobby Rich dhe, shumë shpesh, edhe në shtëpi ose ndërsa udhëton nëpër botë për punë. Në fakt, për të qëndruar aktive, ajo merr edhe mësime të kërcimit salsa dhe padyshim që e bën këtë me një partner të jashtëzakonshëm, bashkëshortin David Beckham…

Victoria Beckham dieta con David Beckham

Dieta e Victoria Beckham me David Beckham

Victoria Beckham ka shpjeguar gjithashtu se ngrohja është shumë e rëndësishme për të, por edhe rikuperimi pas stërvitjes. Ajo ka treguar snakun pas stërvitjes, një “smoothie’ nga një markë e njohur e produkteve ushqimore sportive, të cilën e shoqëron edhe me një banane dhe pak bajame. Ajo shpjegoi se kjo përzierje është perfekte për të “ndihmuar rikuperimin dhe rritjen e muskujve”. Ajo theksoi se i pëlqen fakti që përzierja është e përgatitur pa OMGJ, pesticide apo hormone.

Victoria Beckham lavoro

Puna e Victoria Beckham

Edhe pse shumë shpesh David shfaqet në imazhet e Victoria Beckham në palestër, në realitet stilistes dhe ish-këngëtares i pëlqen të stërvitet vetëm. Ky është momenti i vetëm i ditës në të cilin gjendet fillikat. Bashkëpunëtorët e saj, të cilët e ndjekin gjithë ditën me laptopë për t’i kërkuar miratimin e dokumenteve, modeleve, projekteve, nuk lejohen në palestër, ku mund të hyjnë vetëm anëtarët e familjes së saj, bashkëshorti dhe fëmijët.