Ballina Lajme Të dy nga një fshat, shqiptari vret shqiptarin në Itali

Të dy nga një fshat, shqiptari vret shqiptarin në Itali

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në një provincë në Breshia të Italisë, ku u ekzekutua një shqiptar 33-vjeçar.

Alfons Kola, 33-vjeçari është shqiptar i vrarë me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. Ngjarja ndodhi afër Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.