Ballina Lajme ‘Të dënohet me burgim të përjetshëm’! Flet babai i Alma Qevanit që...

‘Të dënohet me burgim të përjetshëm’! Flet babai i Alma Qevanit që u vra nga kunati, Tefik Tashi

1

Detaje të reja nga vrasja e Alma Qevanit nga kunati i saj Tefik Tashi.

Motra e saj, Eva, ka hedhur poshtë deklaratat se mes tyre ka pasur lidhje mes tyre.

“Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur lidhje intime mes tyre. Nuk është e vërtetë që e ka bullizuar apo sharë. Ai ka sharë Almën gjatë sherrit edhe pse Alma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje”, ka treguar ajo.

Ajo ka treguar se Tefiku ishte revoltuar se nuk i kishte hapur telefonin dhe se i kishte qëlluar me shpullë.

“Ai i gjuajti me shpullë dhe më pas nxori sëpatën. E kishte fshehur në triko”, rrëfeu ajo.

Gjithashtu në këtë intervistë, ajo ka thënë se i kishte humbur telefoni dhe komunikonin me telefonin e të motrës.

Ndërsa është shprehur se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e keqe, por ka rrëfyer se një natë më parë ka pasur një debat të fortë mes tyre.

“Një natë më parë na ka thënë do t’ju vras dhe do t’ju ther të treve. Ai nuk donte që Alma të ndërhynte kur Tefiku kthehej nga puna.

Pyetje: Si je njohur me Tefikun?

Bashkëshortja e Tefikut, Eva: Nga një i njohur. Nuk kemi më lidhje me të.

Tefiku ka pasur martesë më parë?

Eva: Po ka qenë i martuar, ka katër fëmijë. Një i ka vdekur, ka edhe 3. Alma nuk e ka sharë Tefikun. Përgjatë dy viteve nuk ka ardhur asnjëherë i dehur. Edhe ditën e ngjarjes nuk ka qenë i alkoolizuar.

Babai i viktimës, Fatmiri ka treguar se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

“Vetëm dy ditë më parë para se të ndodhte ngjarja ka pasur një debat të fortë, mes Tefik Tashit dhe kunatës së tij”, ka thënë ai.

Babai i viktimës, Fatimiri: “Tefiku erdhi nga puna dhe i thotë ku janë vajzat. Ato ishin me delet. A e ka telefonin Alma pyeti me inat? I thamë nuk dimë gjë. Unë e pashë se çfarë mori. Por më vonë vajza tjetër më thotë baba, e vranë Almën, e pyes çfarë ndodhi? Më thotë e vrau sepse nuk hapi telefonin. Në datën 12 Alma thirri vajzën tjetër për të bërë punët, ky në atë moment Tefiku del në dritare dhe e shan me fjalë të rënda. Marrëdhënia e Almës me Tefikun nuk ka qenë e vështirë…”

‘Krim me paramendim. Të marrësh sëpatën 300 m larg e ta mbash fshehur është shumë e rëndë. Dënimi i tij duhet të jetë me burgim të përjetshëm. Kërkoj dënimin më të fortë’.

“Ekonomia ka qenë e ndarë. Eva, bashkëshortja e Tefikut shumë kohë më parë, vinte nga një martesë e dështuar. Ish-bashkëshorti i saj i parë kishte jetuar vetëm tre ditë me të. Ai kishte fëmijë me nusen e vëllait, kishte katër fëmijë me nusen e vëllait , pasi kishte një lidhje të fshehtë me të. Dhe familja e Evës kur e morën vesh këtë e divorcuan. Eva ka pasur një jetë plot drama, dhe pikërisht ndodhi edhe kjo që është kaq e rëndë pasi humbi motrën pasi e vrau bashkëshorti që i dha gjithçka.