Ballina Lajme Politike Taulant Balla dhe Qerim Ismailaj inspektojnë rrugën e re që lidh Bylisin...

Taulant Balla dhe Qerim Ismailaj inspektojnë rrugën e re që lidh Bylisin me autostradën Levan-Tepelenë

1

Drejtuesi politik i qarkut Fier për Partinë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, kanë inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës që do të lidhë autostradën Levan-Tepelenë me fshatin Hekal dhe Parkun Kombëtar Arkeologjik Bylis.

Ismailaj u shpreh se pas përfundimit të veprave të artit do të vazhdohet me hedhjen e shtresave të çakëllit dhe më pas asfaltin, ndërsa do të jetë një rrugë me parametra normalë të qarkullimit rrugor. Qerim Ismailaj shtoi se po punohet që në fshatin Hekal të zbatohen edhe projekte të tjera me qëllim zhvillimin e turizmit në zonë.

“Me Qerim Ismailaj pamë nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e rrugës që lidh autostradën me Hekalin dhe Parkun Arkeologjik të Bylisit, një prej gurëve të çmuar të arkeologjisë shqiptare. Pjesa më e madhe e veprave të artit ka mbaruar, shumë shpejt hidhet asfalti. Premtim i mbajtur”, shkruan Taulant Balla në rrjetet sociale.