Ballina Rajoni Takimi Kurti-Vuçiç, nuk ka marrëveshje në Bruksel

Takimi Kurti-Vuçiç, nuk ka marrëveshje në Bruksel

1

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,

Sipas informacioneve, takimi i radhës do të mbahet më 18 mars.

Presidenti serb e ka cilësuar të vështirë takimin, teksa ka thënë se bisedimet me kryeministrin e Kosovës do të vijojnë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE.