Ballina Rajoni Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel! Palët miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel! Palët miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, në takimin e përbashkët që po mbahet në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj deklarate, dy liderët janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme lidhur me gjetjen e personave të zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000.

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takim, ndërsa kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Përpara takimit, Vuçic shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”, teksa theksoi se kundër Serbisë, sipas tij, janë “të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”.

Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht. Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një postim në Twitter nga Brukseli shkruajti se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

Sipas tij, komplekse sepse ka një mori informatash dhe detajesh, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të thjeshta dhe fisnike.

/rtsh.al/