Ballina Lajme Takimi Kurti-Vuçiç jehonë në mediat ndërkombëtare

Takimi Kurti-Vuçiç jehonë në mediat ndërkombëtare

1

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë takimit të djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku u dakorduan për normalizim të raporteve. Mediumi prestigjioz “Reuters” i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje me titullin “Serbia dhe Kosova mbështesin normalizimin e marrëdhënieve, por kanë nevojë për më shumë bisedime – Borrell i BE-së”.

Edhe mediumi tjerët francez “France24” ka shkruar për takimin në Bruksel.

“Krerët e Serbisë dhe Kosovës mbajnë bisedime ndërsa presioni rritet për marrëveshje”, mban titullin artikulli i këtij mediumi.

“Serbia dhe Kosova mbështesin planin e diplomacisë së BE-së”, është artikulli tjetër i publikuar në “FoxNews”.

Për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit ka raportuar edhe “Bloomberg”.

“Serbia dhe Kosova janë më afër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan ky medium për takimin e 27 shkurtit.

Propozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Ky propozim, mes tjerash, përfshin edhe njohjen reciproke të dokumenteve të të dyja vendeve dhe të simboleve kombëtare – mes tyre: pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.