Nga Armando META
Rritja e pagave, përveç një seri sektorësh jetik, ka përfshirë edhe punonjës të personelit mjekësor, të personelit teknik të shkencave mjekësore, në njësinë mjekësore ushtarake pranë spitalit universitar të traumës, si dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Rtsh.al publikon të gjitha tabelat që lidhen me këtë rishikim të pagave.
Trajtimi financiar
Trajtimi financiar i punonjësve mjekësorë të korpusit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, që shërbejnë në institucionet shëndetësore, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave është, si vijon:
Kualifikimi/grada/titulli shkencor Trajtimi financiar (lekë/muaj):
1 Shef shërbimi me titullin “Profesor”. 125 000 2 Shef shërbimi me titullin “Profesor i asociuar”. 120 000
3 Shef shërbimi me gradën “Doktor i shkencave”. 117 000
Trajtimi financiar i punonjësve mjekësorë të korpusit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, që shërbejnë pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave, është 90 000 lekë në muaj.”
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga:
a) fondi për politikat e reja të pagave, fondi i miratuar i kontingjencës, si dhe fondet e akorduara për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për punonjësit e sistemit të kësaj ministrie;
b) fondet e miratuara të kontingjencës, për vitin 2023, për punonjësit e sistemit të Ministrisë së Drejtësisë.
c) fondet e miratuara për vitin 2023 për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, për punonjësit e sistemit të kësaj ministrie.
/rtsh.al/