Ballina Kuriozitete Sytë nga qielli, do shihni super-hënën e fundit për vitin 2023

Sytë nga qielli, do shihni super-hënën e fundit për vitin 2023

9

Hëna e plotë në orët e para të mëngjesit të 29 shtatorit, ka shënuar superhënën e katërt dhe të fundit të vitit 2023.

Hëna e plotë e shtatorit do të arrijë kulmin e ndriçimit rreth orës 5:58 të mëngjesit të së premtes, por pritet të shfaqet tërësisht e ndriçuar deri në mëngjesin e së shtunës, sipas NASA-s.

Përkufizimet e një superhëne mund të ndryshojnë, por termi në përgjithësi tregon një hënë të plotë që është më afër Tokës se normalja dhe kështu duket më e madhe dhe më e ndritshme në qiellin e natës.

Hëna e plotë e shtatorit do të duket rreth 5% më e madhe dhe 13% më e ndritshme se hëna e plotë mesatare, sipas NASA-s.

Hënat e plota dhe superhënat

Këtu janë hënat e plota të mbetura në vitin 2023, sipas Almanakut të Fermerëve:

28 tetor: Hunter’s moon 

27 nëntor: Beaver moon

26 dhjetor: Cold moon

 

Manifestoni! 🙂