Supa Magjericë
Supë me oriz, jeshillëqe dhe të brendshme qingji
Përbërësit:
- Mëlçitë e qingjit të njomë
- Zorrët e qingjit të njomë
- 1 fk vaj ulliri
- 2 qepë të njoma
- 2 qepë të thata
- 2 gjethe sallate ose jeshillëk tjetër
- 1 tufë koper
- 1 fk oriz
Për të prerë supën:
- 2 vezë
- 2 limona
- Kripë, piper
- Koper e grirë
Përgatitja:
Zorrët i vendosim në ujë të vluar që të ziejnë pak bashkë me të brendshmet e tjera. I lemë të ftohen dhe i presim me thikë imët.
Në një tenxhere me yndyrë kaurdisim qepët e njoma të prera hollë (një pjesë bishtash i lemë mënjëanë) dhe qepët e thata të grira imët. Më pas shtojmë mëlçitë dhe zorrët në tenxhere dhe vazhdojmë kaurdisjen. Këtë masë e ndihmojmë me ujë që të ziejnë. Presim mesatarisht jeshillëqet dhe bashkë me orizin i shtojmë në tenxhere.
Të bardhat e vezëve i rrahim si marengë duke i bashkuar me të verdhat e vezëve. E hedhim këtë masë tek supa, shtojmë koper dhe limon duke i përzierë me ngadalë.