Ballina Lajme Sulmoi Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit, ja kur del para Gjykatës...

Sulmoi Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit, ja kur del para Gjykatës së Apelit 31-vjeçari

1

Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit pritet të dalë nesër para Gjykatës së Apelit.

Shehu kërkon zbutjen e masës së sigurisë, teksa seanca në Apel do të nisë në orën 12 e 30.

Ndaj 31-vjeçarit janë ngritur dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.

Gerti Shehu deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë shpjegim të detajuar për krimin.