Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër.
Burime paraprake bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.
Raportohet se ajo është në pronësi të një efektivi policie.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të by pass-it, në lagjen Guerrile në Shkodër.
Të dhënat janë paraprake, por nuk flitet për persona të lënduar. Pritet që më shumë detaje të ketë në vijim nga policia lokale.