Ballina Lajme Sulmohen vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi, ekipit të CRTA-s i shkatërrohet makina

Sulmohen vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi, ekipit të CRTA-s i shkatërrohet makina

3

Vëzhguesit e CRTA (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi), një organizatë e pavarur, jopartiake e shoqërisë civile, e dedikuar për zhvillimin e kulturës demokratike dhe aktivizmit qytetar, u sulmuan në Oxhaci të Serbisë dhe automjeti i tyre u shkatërrua.

Kështu tha në konferencën e sotme për media, drejtori i programit të CRTA-s, Rasha Nedelkov.

 

“Vëzhguesit e CRTA-s janë sulmuar në Oxhaci të fshatit Karavukovë dhe automjeti i tyre është shkatërruar.

Këto janë fotografitë e makinës së ekipit tonë mobil që ka vëzhguar ngjarjet jashtë qendrave të votimit.

Fjala është për ekipin që ka monitoruar ngjarjet para vendvotimit numër 8”, tha Nedelkov.

 “Ekipi mobil ka konstatuar veprime për të cilat dyshohet se janë “treni bullgar”. Dhjetëra fletë votimi janë nxjerrë nga qendra e votimit dhe janë dërguar në ambientet e partisë matanë rrugës.

Informuam policinë, dhe më pas një BMW X5 e zezë me targa të Beogradit iu afrua qendrës së votimit”, shtoi ai.

“Vëzhguesit tanë, edhe pse nga larg e panë inspektorin që kishte ardhur për të marrë deklaratat e dëshmitarëve, filluan të tërhiqen nga ai vendvotim dhe u drejtuan në drejtim të Oxhacit në stacionin policor”, përfundoi ai.