Ballina Lajme Sulmi në protestë/ Ish-presidenti kroat: Është atentat, Berisha i duhet Shqipërisë

Sulmi në protestë/ Ish-presidenti kroat: Është atentat, Berisha i duhet Shqipërisë

1

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç, pas takimit me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit ka dhënë një prononcim për mediat.

Teksa foli për sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, të ndodhur gjatë protestës së 6 dhjetorit, ish-presidenti kroat u shpreh se ky ishte një atentat ndaj Sali Berishës.

Ndërsa e cilësoi si babain e Demokracisë, Mesiç shtoi se Sali Berisha i duhet Shqipërisë dhe gjithë Europës.

“Isha mysafir në Shqipëri, dhe gjatë ditëve që qendrova këtu, dëgjova për atentatin për sulmin që u bë këtu, dhe më shqetësoi shumë. Më shqetësoi dhe u befasova për shkak se Dr. Sali Berisha është babai i Demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Unë kam qenë ish- kryetar i Kryesisë të Jugosllavisë dhe ish- president i Kroacisë, dhe në fakt prej fillimit jam bashkuar me dr. Sali Berishën për të vetmen gjë, çështjen e demokracisë. Unë nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të deklaroj diçka më tepër, por ky quhet atentat që është bërë kundrejt doktorit. Sali Berisha i duhet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e më gjerë, i duhet rajonit dhe Komitetit Europian. Unë i dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të mbetet pjesë e politikës e më tutje, të punojë për demokracinë”, u shpreh ish-presidenti kroat./Opinion.al