Ballina Lajme Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Roja u qëllua nga një plumb...

Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Roja u qëllua nga një plumb i devijuar, eci 7-8 metra dhe u rrëzua

1

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është shprehur se roja që humbi jetën në ngjarjen e rëndë të regjistruar mesnatën e kaluar nga sulmin ndaj Top Channel është goditur nga një plumb rikoshet.

Hoxha ka zbardhur dinamikën duke thënë se një nga predhat e kallashnikovit ka devijuar nga kangjellat dhe ka depërtuar aluminin e kabinës ku ai qëndronte.

“Një nga predhat e kallashnikovit ka devijuar nga kangjellat dhe ka depërtuar aluminin e kabinës ku ai qëndronte. Viktima ka tentuar që të hapë derën, ndoshta për të shkuar tek troja tjetër. Por nuk ka ecur dot më tej se 7-8 metra dhe ka ndërruar jetë në vend.

Autorët nuk kanë pasur ndonjë problem individual, secili nga ju mbaron punën dhe del në rrugë. Mesazhi që ka ardhur mbrëmë ka një domethënie tjetër. Sot duhet të ishin përdorur edhe rrugët e pandershme për të zbardhur ngjarjen. DEA bëri aleancë me Calin për të goditur Escobarin. Sepse është emergjente zbulimi i autorëve dhe sidomos zbulimi i organizatorëve. Nuk është një ngjarje që realizohet aty për aty. Duket se është një ngjarje e mirëmenduar e organizuar. Kemi të bëjmë me urdhërues dhe financues.”