Pas sulmit ndaj patrullës së Policisë së Kosovës në Zveçan nga persona të armatosur, ka reaguar shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës Blerim Vela. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka deklaruar se regjimi serb po kalon në kërcënim të hapur duke përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës.
“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të tij ilegale në Kosovë në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas librit të lojërave të #Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në 🇰rajon dhe më gjerë.
Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i Milošević- it që kërkon të imponojë dominimin e SRB-së mbi ish-YU. Vuçiq mund të mendojë se po qeveris një shtet të fuqishëm, kur në fakt po kryeson një shtet xhuxh që humbi 700 mijë qytetarë në 10 vjet. Është koha për një kontroll të realitetit”, shkruan Vela.
/rtsh.al/