Ballina Lajme Sulmi ndaj gjyqtarit, akt burracak, Balla: Askush të mos guxojë të intimidojë...

Sulmi ndaj gjyqtarit, akt burracak, Balla: Askush të mos guxojë të intimidojë magjistratët

9

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se ajo që ndodhi ditën e djeshme me eksplozivin e vënë në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj, u shpreh se duket si një akt i organizuar.

Ai tha se në pistat e policisë dhe strukturave të hetimit, ngrihen pista mbi të gjitha dimensionet përfshirë parapërgatitjen dhe porosinë, ndërsa shtoi se është dhënë urdhër që të hetohen të gjitha pistat.

 

Reforma në drejtësi po jep rezultatet e veta. Gjyqtarë e prokurorë kanë prishur qetësinë e personave të cilët janë objekt i hetimeve apo vendimeve. Kur bëra thirrje për të hequr dorë nga intimidimet ndaj magjistratëve, kisha parasysh gjithkënd, Intimidimi mund të bëhet me shpërthime por edhe me fjalë e deklarata. Kam ardhur të shpreh mbështetjen e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë. Kërkova të merren masa për sigurinë e paprekshme të çdo magjistrati.

Ky nuk është një akt i thjeshtë. Kuptohet që ka një organizim pas kësaj ngjarjeje. Në pistat e policisë dhe strukturave të hetimit, ngrihen pista mbi të gjitha dimensionet përfshirë parapërgatitjen dhe porosinë. Urdhri i dhënë është të hetohen të gjitha pistat”, u shpreh Balla.