Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënoja pas sulmit rus në Dnipro. Në këtë sulm humbën jetën 25 civilë ukrainas. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse përdor artilerinë dhe aeroplanët luftarakë, për të bombarduar godinat ku strehohen civilët.
Sipas mediave ukrainase, Kievi ka zbuluar edhe identitetin e personit përgjegjës për sulmin me raketa mbi ndërtesën kolektive në Dinpro. Bëhet fjalë për kolonelin rus Oleg Timoshin, komandant i regjimentit të 52-të Shaikovka.
Timoshin është akuzuar edhe më herët nga kundërzbulimi ukrainas, për vrasjen e civilëve në qytete të ndryshme të Ukrainës.
/rtsh.al/