Ballina Lajme Sulmi i serbëve ndaj autobusit me emigrantë, Ministria e Jashtme e Kosovës:...

Sulmi i serbëve ndaj autobusit me emigrantë, Ministria e Jashtme e Kosovës: Regjimi i Vuçiçit vazhdon nxitjen e dhunës ndaj shqiptarëve

2

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit me gurë të serbëve ndaj autobusit me shqiptarë të Kosovoës që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund.

Lidhur me këtë incident, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi ka akuzuar presidentitn serb Aleksandër Vuçiç si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.

“Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, thuhet në reagimin e Gashit.

Sipas Gashit, Kosova është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike.

“Republika e Kosovës është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe mërgatës së saj. Është e qartë se regjimi i [Aleksandar] Vuçiçit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të mëdha”, përfundon Gashi në reagimin e saj në Twitter. 

Sulmi me gurë i serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës ndodhi teksa këta të fundit po kalonin nëpër Serbi për të shkuar në Gjermani./rtsh.al/