Ballina Lajme Sulmi i përgjαkshëm në Greqi, arrestohet shqiptari dhe rusi

Sulmi i përgjαkshëm në Greqi, arrestohet shqiptari dhe rusi

32

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 46-vjeçar me origjinë ruse janë arrestuar në Greqi pasi u përfshinë në një sulm të përgjakshëm në një mini market. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Chania. Mësohet se ata kanë goditur me pronarin 58-vjeçar të minimarketit me shkop dhe kanë plagosur dy djemtë e tij 32 dhe 34 vjeç. Këtë të fundit e kanë qëlluar me armë në gju.

Pasi ka qëlluar, autori rus është larguar me motor së bashku me shqiptarin, i cili është i njohur për autoritetet greke, shkruan prothotema.gr. Ata janë kapur mbrëmjen e së dielës, më 16 qershor në një pallat në zonën e Bashkisë Platanias ku ishin fshehur.