Ballina Rajoni Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe, policia...

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe, policia me KFOR dhe EULEX mësyn në pronat e tij

25

Gjashtë ditë pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raidoçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. •Lajmi për dorëheqjen e tij e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. •Pak ditë më parë, autoritetet e Kosovës siguruan një video si provë mjaft të fortë të Raidoiçiç ku shfaqet teksa orkestron terroristët serbë në Manasitrin e Banjskës, ku vranë efektivin në krye të detyrës, Afrim Bunjakun. •Referuar provave që ka siguruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Milan Radojiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. •Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione. •Sakaq theksojmë se sot, Policia e Kosovës ka kryer një tjetër aksion në 5 zona në 3 komunat në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.