Ballina Lajme Sulmi fizik ndaj Berishës, Rama: Dënoj aktin e pajustifikueshëm

Sulmi fizik ndaj Berishës, Rama: Dënoj aktin e pajustifikueshëm

1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin fizik ndaj kreut të PD-së  Sali Berisha në protestën e sotme të opozitës.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, kreu i qeverisë thotë se dënon aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”-thotë Rama./Opinion.al