Pesë urdhër arreste janë lëshuar nga prokuroria për sulmet kiberbnetike të Iranit në vendin tonë.
Sipas gazetares Klodiana Lala urdhër-arrestet janë firmosur për punonjës së administratës publike. Lala bën me dije se këta zyrtarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publike, akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Kujtojmë se Irani sulmoi sistemet dhe faqet qeveritare në vendin tonë në korrik, ndërsa në shtator sitemin TIMS dhe ato të policisë.
Sakaq, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe largoi ambasadën iraniane nga vendi ynë.