Ballina Bota Sulm terrorist në Izrael,8 të vdekur dhe 10 të plagosur

    Sulm terrorist në Izrael,8 të vdekur dhe 10 të plagosur

    1

    Të paktën tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në një sinagogë në lagjen Neve Yaakov të Jerusalemit të premten në mbrëmje.

    Terroristi, i cili hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma, u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

    Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, reagoi duke kërkuar që terrorizimit t’i jepet një përgjigje e ashpër.

    Më thyhet zemra në këto kohë të vështira. Unë u dërgoj ngushëllimet e mia familjeve që humbën të dashurit e tyre dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Terrorizmi nuk duhet të lejohet të ngrejë kokën askund. Këto kërcënime duhet të trajtohen ashpër”, tha ai./ The Jerusalem Post