Ballina Lajme Sulm me dron gjatë një ceremonie diplomimi në Siri, qindra viktima dhe...

Sulm me dron gjatë një ceremonie diplomimi në Siri, qindra viktima dhe shumë të tjerë të plagosur

6

Një sulm me dron gjatë ceremonisë së diplomimit të kolegjit ushtarak në qytetin perëndimor të Sirisë, Homs, ka shkaktuar deri më tani 100 viktima dhe mbi 200 persona të plagosur.

Sipas BBC, në mesin e të vrarëve kishte student, familjarë të tyre dhe fëmijë që kishin marrë pjesë në atë aktivitet.

Fillimisht nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm, pasi ngjarja ndodhi pa e kuptuar dhe vetëm në disa sekonda viktimat dhe të plagosurit u panë të shtrirë në tokë.

 

Më vonë në reagimet e para, ushtria siriane fajsoi grupet terroriste të mbështetura nga forcat e njohura ndërkombëtare, si përgjegjëse për vrasjen e qindrave viktimave, mes tyre edhe 10 civilë.

“Kishte dhjetëra ushtarë të plagosur, me lëndime kritike në mesin e familjeve të ftuara, duke përfshirë gra dhe fëmijë, përveç një numri studentësh që morën pjesë në diplomim”, tha ministria në një deklaratë.

 

Forcat e armatosura siriane thanë se sulmi ishte i paprecedentë dhe u zotuan të përgjigjen me forcë dhe vendosmëri të plotë, duke paralajmëruar se ata që planifikuan dhe ekzekutuan sulmin do ta paguajnë shtrenjtë.

Ndërkohë sipas një deklarate nga forcat kurde të sigurisë në rajon, të paktën 11 persona u vranë në anën tjetër të vendit të enjten nga sulmet ajrore turke që synonin zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë.