Kryetari i bashkisë së Fierit, në cilësinë e kandidatit për zgjedhjet e 14 majit, Armando Subashi është takuar me banorët e “Afrimit”, “Afrimit të Ri” dhe “Mbrostar Ferkos” me të cilët ka shpalosur planet konkrete që përfshijnë këto tri lagje. Sipas Subashit kjo zonë duke filluar nga shtëpia e fundit në Qenas e shkuar në pikën fundore të Mbrostar Ferkos, është ndarë në dy pjesë investimesh; pjesa e parë nga Qenasi deri në rrugën Fier-Seman për kanalizimin e ujërave të zeza dhe të bardha dhe pjesa e dytë nga rruga Fier-Seman deri në fund të Çeligradit do të investohet nga fondi i qeverisë gjermane. Është një buxhet 14-16 milion euro i cili ka parashikuar të bëjë ndërhyrjen në fazën e pestë të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Fierit duke krijuar kështu ciklin e mbyllur të shkarkimeve të tyre nga rruga Fiera-Seman në kolektorin kryesor të qytetit.
Subashi ka folur me detaje mbi këtë projekt pasi është projekti me rëndësi të veçantë për këtë zonë. Investimi që do të kryhet nga qeveria gjermane është një projekt që është hartuar nga specialistët e saj, do të mbikqyret nga një kompani austriake dhe me shpalljen e firmës fituese në këtë zonë fillon investimi. Ai e ka quajtur këtë si finalizimin e një përpjekje për t’i hapur rrugën urbanizimit të kësaj zone e cila kap hapësirën 300 hektarë. Subashi ka bërë lidhjen e situatës me mungesën e investimeve, por të justifikuara me faktin e zbatimit të këtij projekti që do t’i shkatërronte përsëri nga ndërhyrjet.
Me përfundimin e punimeve nëntokësore të ujërave të zeza e të bardha, ujësjellesit do të fillohet puna me investimet mbitokësore të rrugëve, ndriçimin pse jo dhe një shkollë, kopsht e qendër shëndetësore duke krijuar kështu një nga lagjet më të mira të qytetit të Fierit. Ai është ndalur në punët e kryera dhe me ndryshimet që ka pësuar Fieri në këto vite e kanë
shndërruar qytetin në një ndër më të bukurit në vend, por
njëkohësisht është rritur vlera e pronës duke ndikuar në
aspektin ekonomik të tij. Ai është ndalur dhe në disa momente të
punëve të kryera në këtë bashki si ndriçimi publik dhe ai
dekorativ do t’i japë një pamje tjetër qytetit, rrugicave
dhe blloqeve të banimit. Sipas tij janë vendosur 9 mijë
ndriçues dhe në vijim do të vendosen dhe dy mijë të
tjerë. Subashi ka parashtruar dhe projektet investuese
për të ardhmen.
Në bashkëpunim me qeverinë dhe me
federatën shqiptare të futbollit shumë shpejt do të
fillohet nga puna për projektimin dhe ndërtimin e
stadiumit modern aq shumë i munguar për Fierin me
dekada të tëra. Po përfundohet projekti i pallatit të sportit
dhe do të shihet mundësia e financimit, punohet në
rehabilitimin e rrugës “Kastriot Muço” me të njëjta
standarde që janë vendosur me synim lidhjen e qendrës
me spitalin “Memorial” rajonal. Është gati projekti dhe
shumë shpejt do të fillojë nga puna për rrugën “Aulona” nga rrethrrotullimi i QTU-së deri tek hekurudha, do të
fillohet rikonstruksioni i unazës lindore të qytetit me të
gjitha parametrat e saj urbanë nga rrethrrotullimi i Sheqit
e deri te rrethrrotullimi i QTU-së. Është përfunduar
projekti dhe është gati të bashkëfinancohet vazhdimi i
unazës perëndimore të qytetit e cila ka ngelur përgjysmë
që para shumë vitesh nga anekset e stadiumit dhe deri te
rrethrrotullimi i Azotikut.
Ndërkohë investimet realizohen
me ritme të larta projektet e nisura duke vazhduar të
quhet “Fieri, një kantier investimesh”.
Rëndësi e veçantë do ti kushtohet lidhjes me zonën e
bregdetit përmes investimit në rrugën e Semanit dhe
zbatimin e një projekti modern në gjatësinë e 27 km vijë
bregdetare e pastër ende e paprekur nga ndërtimet
informale.
Projekte zhvillimi do të ketë sipas tij në Pishë
Poro, Darëzezë, dhe në Hasturkas bashku me turizmin
bregdetar, me atë arkeologjik, turizmit fetar dhe kulturor
synohet, sipas Subashit, shndërrimi i Fierit në një portë të
rëndësishme turistike në të gjithë Shqipërinë.
Edhe në këtë takim Subashi jo vetëm ka kërkuar
mbështetjen për zgjedhjen e 14 majit, por edhe për të
siguruar mandatin e dhjetë të socialistëve në zgjedhjet e
2025 për të siguruar mandatin e katërt të kryeministrit
Edi Rama dhe të Partisë Socialiste.
/Tv Kombi/