Ballina Lajme Politike Subashi premton: Projektet e nisura nga Rilinda Urbane do të vazhdojnë edhe...

Subashi premton: Projektet e nisura nga Rilinda Urbane do të vazhdojnë edhe në katër vitet e ardhshme të qeverisjes vendore nga socialistët

2

I vendosur përballë elektoratit socialistë fierakë dhe qytetarëve të tij, kreu aktual i bashkisë së Fierit, në pozicionin e të rikandiduarit për zgjedhjet e 14 majit ka bërë një pasqyrë të arritjeve të tij ndër vite, që nga koha e krijimit të bashkisë së re të Fierit. Sipas Subashit, Rilindja Urbane ishte një nga gjetjet në fantastike të kryeministrit Edi Rama, që i ka dhënë jetë çdo qyteti të Shqipërisë mes të cilëve dhe qytetit të Fierit.

Nëpërmjet këtij programi bashkia e Fierit rikonceptoi qendrën e qytetit, e cila së bashku me rehabilitimin dhe sistemimin e lumit Gjanica i kthyen qytetit jo vetëm krenarinë e humbur ndër vite nga masakra urbane , por i dhanë vlerë nga pikëpamja arkitektonike dhe urbane gjithë qendrës së tij.

Subashi është ndalur në pika konkrete të arritjeve të tij duke mos anashkaluar revolucionin e madh të investimit të lumit Gjanica dikur me shumë problematika sa në mjedis e deri në kërcënim për bizneset dhe humbjes së jetëve të banorëve.

Gjanica u konsiderua një vlerë e shtuar për qytetin duke menduar që janë me fat ato qytete që kanë në brendësi apo në zemër të tij një lumë. Edhe në këtë rast Subashi nuk ka lënë pa përmendur mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke bërë që mjediset rreth lumit Gjanica u çliruan nga ndërtimet pa leje që i kishin marrë frymën duke pasur sot një vepër të arrirë.

Pavarësisht këtyre investimeve Subashi ka bërë të ditur që ende nuk është përfunduar as me qendrën e qytetit dhe as me investimet e rehabilitimit në lumin Gjanica. Ai ka bërë të ditur se për pak muaj mbyllen punimet për fazën e dytë të investimeve nga ish-ura me shkallë tek ura e Sheqit, ndërkohë që janë gati financimet për fazën e tretë nga ish-shtëpia e oficerëve deri te furrat e bukës. Ndërsa në lidhje me gjysmën tjetër të projektit të qendrës së qytetit Subashi ka bërë të ditur ndërtimin e një objekti të rëndësishëm sportiv i munguar prej dekadash.

Një nga investimet dhe arritjet e qeverisjes së Subashit ndër vite veçohet dhe zona e ndërtimit të parkut të qytetit të Fierit, dikur një zonë me grumbullime mbetjesh dhe ngrehina e një ndërtese që dikur shërbente si fabrikë mielli. Ndoshta me vlera të vogla modeste historike, por sot ajo është kthyer në një nga galeritë më të bukura dhe funksionale të artit figurativ në Shqipëri.

Duke mbetur në këtë pikë Subashi do të theksonte se galeria dhe teatri ‘‘Bylis’’, që edhe ai iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë, janë kthyer në dy pole të rëndësishme artistike dhe shtëpitë më të dashura për artistët fierakë, ata në rang vendi, por edhe artistë të huaj. Ndërsa parku është një ndër hapësirat më të frekuentuara të qytetit nga të gjitha grupmoshat në çdo stinë të vitit.

/Tv Kombi/