Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashipërmes një spoti televiziv ka shprehur ambicien e tij në drejtimin e bashkisë në katër vitet e ardhshme në një nga sektorët e rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë së kësaj zone siç është turizmi. Edhe më herët Subashi e ka theksuar se turizmi do të jetë njënga shtyllat kryesore e zhvillimit ekonomik nëkatër vitet e ardhshme së bashku me bujqësinë.
“Ne do të ndërthurim fuqishëm jo vetëm turizmin bregdetar, por edhe turizmin arkeologjik, turizmin kulturor, turizmin fetar,agroturizmin, shtigjet natyrore tëmrekullueshme, që ka qyteti ynë dhe të gjitha këto do t’i përmbledhim në një paketë tëvetme turistike.
Darëzeza, Pishporo, Semani, Hastrukasi,Apolonia, Bylisi, kishat dhe manastiret 300-400 vjeçare, janë një mrekulli e jashtëzakonshme, një aset i padiskutueshëm,të cilat ne duam t’i zhvillojmë në katër vitet qëvijnë.
Nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës rrugore ne do të vazhdojmë të përsosim gjithmonë e më shumë këtë proces dhe t’i japim Fierit vendin që meriton në zhvillimin e turizmit tonë.” premton Subashi në spotin e tij.
Me një vijë bregdetare të virgjër, me njëgjatësi 27 kilometra, synimi është hartimi i një masterplan për gjithçka të mirëmenduar dhe për të mos bërë gabimet që janë bërë në të gjithë bregdetin shqiptar. Përmes këtij studimi dhe përmes investimeve që kërkojnë të nxisingjatë katërvjeçarit, synohet hapja e një dritare të re për pjesën e investimeve, rritjen e punësimit dhe për rritjen e të ardhurave të gjithë sektorit.
Me rëndësi janë dhe zhvillimet në drejtim të infrastrukturës rrugore si riaktivizimi i rrugës së Semanit, investimet në drejtim të plazhit të Pish Poros, por edhe më në brendësi të zonës së Myzeqesë si ajo e rrugës nga Manastiri i Ardenicës drejt Kishës së Libofshës dhe mandej drejt Manastirit të Shën Kozmait, si një itinerar shumë i rëndësishëm i turizmit kulturor dhe fetar.