Një sërë takimesh po zhvillon kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi në fshatra të ndryshëm të njësive administrative të bashkisë së Fierit. Dy nga stacionet e takimeve kanë qenë Bishani dhe Peshtan Bregas nga ku ai ka analizuar arritjet e bëra në këto vite të cilat janë shpalosur edhe më parë në takimet që janë zhvilluar me komunitetin që lidhen me infrastrukturën rrugore, shkollat, qendrat shëndetësore, sistemi i vaditjes dhe kullimit apo dhe transportin publik.
“Shqiptarët e dinë shumë mirë se më 14 maj duhet të votojnë Partinë Socialiste. Kur vjen puna për të zgjedhur nëse do të ecim përpara, apo do të kthehemi mbrapa, ne nuk kemi asnjë dilemë. Vetëm përpara, kurrë më mbrapa. Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt modernizimit, zhvillimit infrastrukturor, reformave që sjellin rritje ekonomike, punësim, shërbime moderne, nxitje të turizmit dhe zhvillim të fshatit.” është në këto takime.
Ndërsa me banorët e e fshatit Peshtan Bregas është theksuar
“Asnjëherë nuk mjafton koha për të kujtuar se ku e gjetëm, çfarë bëmë, çfarë jemi duke bërë dhe çfarë do të bëjmë. E kaluara tashmë është thjesht për orientim se ajo që ka rëndësi për ne sot është e ardhmja.”
Në këto takime kryetari Subashi në cilësinë e kandidatit për zgjedhjet e 14 majit ka kërkuar:
“
“Në 14 maj do të votojmë për kryetarin e bashkisë dhe këshillit bashkiak. Nuk duhet ta devijojmë votën e PS diku tjetër . Atë që po bën sot në parlament Saliu dhe Iliri, atë do bëjnë dhe këta salinjtë e vegjël duke u munduar të bllokojnë punët e këshillit, do krijojnë tension, prandaj përgjigjja më e mirë është të garantojmë shumicën e këshillit bashkiak që të vazhdojmë të ecim përpara me të gjitha projektet, me të gjitha financimet dhe me gjithë ato çfarë duam të realizojmë në katër vitet e ardhshme. Vota për PS është përgjigjja më e mirë qoftë për Saliun, qoftë për Ilirin, por nga ana tjetër është mbështetja më e madhe për Edi Ramën”./ TV KOMBI