Ballina Lajme Subashi në Radostinë: Zbatimi i masterplanit në zhvillimin e bregdetit do të...

Subashi në Radostinë: Zbatimi i masterplanit në zhvillimin e bregdetit do të sjellë zhvillim ekonomik.

5

 

Një prezantim ndryshe nga takimet elektorale ishte organizuar në fshatin Radostinë, të njësisë së Dermenasit, ku kryetari i kësaj njësie Dilaver Shyti ka pasqyruar përmes një ekrani ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur si në bashkinë e Fierit, por edhe në jetën e komunitetit të kësaj njësie.

Në fjalën e tij ai ka përmendur përpjekjet e kundërshtarëve për të manipuluar votën e socialistëve duke kërkuar qëndrueshmëri në votime dhe bindjen se rruga e suksesit dhe zhvillimit kalon përmes linjës njësi administrative, bashki dhe qeveri. Ky organizmin është vlerësuar dhe nga vetë kryetari i bashkisë Armando Subashi i cili do të kalonte në fjalë e tij në synimet dhe zhvillimet në të ardhmen të cilat fokusohen në zhvillimin e bujqësisë dhe të trurizmit.

Subashi është ndalur në dy projekte madhore përfitues të të cilëve janë dhe banorët e kësaj njësie si projekti i 16 fshatrave të fushës për furnizimin me ujë të pijshëm që fillon nga pjesa e Pishë-Poros në grykëderdhjen e Vjosës deri në fshatin më të fundit në Sektor të Semanit, që përfshijnë brenda vetes tre njësi administrative të Levanit, Dermenas dhe Topojën, por edhe zhvendosjen e vendburimit nga Pishë-Poro drejt Çervenit aty ku aktualisht janë shumica e puseve prej nga furnizohet qyteti i Fierit dhe më gjerë duke i paraprirë kështu zhvillimeve të ardhshme në zonën bregdetare.

Një tjetër projekt me rëndësi është riaktivizimi i rrugës së Semanit nga hekurudha deri te pishat në bregdet të cilit i ka përfunduar një element ura e madhe mbi kolektorin e Roskovecit, ndërkohë që segmenti rrugor i përfunduar në në qendër të Dermenasit është një shembull se si do të vazhdojë ky projekt me elementët e korsive të biçikletave, me trotuare, ndriçim nga fillimi deri në fund të tij. Turizmi sipas tij do të jetë një e ardhme e shkëlqyer si për bashkinë, por edhe ekonominë e banorëve të kësaj zone.

Me një vizion të qartë tashmë bashkia e Fierit do të punojë dhe në drejtim të turizmit duke pasur fatin e mirë që vija bregdetare me gjatësi mbi 25 km i ka shpëtuar abuzimeve me ndërtimet. Për këtë qëllim është filluar hartimi i një masterplan për zhvillimin e bregdetit i cili së bashku me turizmin kulturor do ta shndërrojë Fierin në një ndër destinacionet turistike të lakmuara nga vizitorët sa vendas dhe të huaj. Sipas tij në të gjithë këtë projekt madhor Semani do të ketë rëndësie e tij dhe përmes këtyre investimeve ai do të shndërrohet në një nyjë të fuqishme të turizmit në bashkinë e Fierit, por edhe më gjerë.

Ndërtimin i rrugës së Radostinës me parametra bashkëkohore zgjeron hartën turistike për vizitorët nisur dhe nga vetë pozicioni i saj gjeografik. Radostina është një nga zonat më të bukura natyrore të Fierit. Ajo të mahnit me pamjet dhe peizazhet e bukura, që të ofrojnë lartësitë e kodrave të buta të këtij fshati kodrinor. Nga majat e kodrave mund të shikohen fushat e Fierit dhe detin Adriatik. është një nga vendet ideale për ecje në këmbë përmes shtegut turistik Radostinë – Apoloni. Ky investim synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit, bujqësisë dhe ndërlidhjen rajonale, përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesor të rritjes ekonomike. Kjo rrugë lidh fshatin Radostinë me aksin Fier-Seman.

Sipas tij në të gjithë këtë projekt madhor Darëzeza do të ketë rëndësie e saj dhe përmes këtyre investimeve do të shndërrohet në një nyjë të fuqishme të turizmit në bashkinë e Fierit, por edhe më gjerë. Ai është ndalur në investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore. Investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, rrugët rurale të lidhura me njëra-tjetrën kanë një rëndësi jetike për fshatin duke ndikuar drejtpërdrejtë në shitjen e produkteve bujqësore apo lidhur me shërbimet si: pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra.

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë së Radostinës që rruga e nisur e investimeve nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë. Ndërkohë në mesazhin e tij politik Subashi ka kërkuar mbështetjen jo vetëm për atë si kryetar bashkie, por edhe për PS, për fitoren e numrave në këshillit bashkiakë. “Pas zgjedhjeve të 14 majit ne do të kthejmë në Fier mandatin e 10-të duke siguruar fitoren e PS-së në vitin 2025 dhe mandatin e katër të kryeministrit Edi Rama”, tha Subashi.

Një prezantim ndryshe nga takimet elektorale ishte organizuar në fshatin Radostinë, të njësisë së Dermenasit, ku kryetari i kësaj njësie Dilaver Shyti ka pasqyruar përmes një ekrani ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur si në bashkinë e Fierit, por edhe në jetën e komunitetit të kësaj njësie. Në fjalën e tij ai ka përmendur përpjekjet e kundërshtarëve për të manipuluar votën e socialistëve duke kërkuar qëndrueshmëri në votime dhe bindjen se rruga e suksesit dhe zhvillimit kalon përmes linjës njësi administrative, bashki dhe qeveri.

Ky organizmin është vlerësuar dhe nga vetë kryetari i bashkisë Armando Subashi i cili do të kalonte në fjalë e tij në synimet dhe zhvillimet në të ardhmen të cilat fokusohen në zhvillimin e bujqësisë dhe të trurizmit. Subashi është ndalur në dy projekte madhore përfitues të të cilëve janë dhe banorët e kësaj njësie si projekti i 16 fshatrave të fushës për furnizimin me ujë të pijshëm që fillon nga pjesa e Pishë-Poros në grykëderdhjen e Vjosës deri në fshatin më të fundit në Sektor të Semanit, që përfshijnë brenda vetes tre njësi administrative të Levanit, Dermenas dhe Topojën, por edhe zhvendosjen e vendburimit nga Pishë-Poro drejt Çervenit aty ku aktualisht janë shumica e puseve prej nga furnizohet qyteti i Fierit dhe më gjerë duke i paraprirë kështu zhvillimeve të ardhshme në zonën bregdetare.

Një tjetër projekt me rëndësi është riaktivizimi i rrugës së Semanit nga hekurudha deri te pishat në bregdet të cilit i ka përfunduar një element ura e madhe mbi kolektorin e Roskovecit, ndërkohë që segmenti rrugor i përfunduar në në qendër të Dermenasit është një shembull se si do të vazhdojë ky projekt me elementët e korsive të biçikletave, me trotuare, ndriçim nga fillimi deri në fund të tij. Turizmi sipas tij do të jetë një e ardhme e shkëlqyer si për bashkinë, por edhe ekonominë e banorëve të kësaj zone. Me një vizion të qartë tashmë bashkia e Fierit do të punojë dhe në drejtim të turizmit duke pasur fatin e mirë që vija bregdetare me gjatësi mbi 25 km i ka shpëtuar abuzimeve me ndërtimet.

Për këtë qëllim është filluar hartimi i një masterplan për zhvillimin e bregdetit i cili së bashku me turizmin kulturor do ta shndërrojë Fierin në një ndër destinacionet turistike të lakmuara nga vizitorët sa vendas dhe të huaj. Sipas tij në të gjithë këtë projekt madhor Semani do të ketë rëndësie e tij dhe përmes këtyre investimeve ai do të shndërrohet në një nyjë të fuqishme të turizmit në bashkinë e Fierit, por edhe më gjerë. Ndërtimin i rrugës së Radostinës me parametra bashkëkohore zgjeron hartën turistike për vizitorët nisur dhe nga vetë pozicioni i saj gjeografik. Radostina është një nga zonat më të bukura natyrore të Fierit. Ajo të mahnit me pamjet dhe peizazhet e bukura, që të ofrojnë lartësitë e kodrave të buta të këtij fshati kodrinor.

Nga majat e kodrave mund të shikohen fushat e Fierit dhe detin Adriatik. është një nga vendet ideale për ecje në këmbë përmes shtegut turistik Radostinë – Apoloni. Ky investim synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit, bujqësisë dhe ndërlidhjen rajonale, përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesor të rritjes ekonomike. Kjo rrugë lidh fshatin Radostinë me aksin Fier-Seman. Sipas tij në të gjithë këtë projekt madhor Darëzeza do të ketë rëndësie e saj dhe përmes këtyre investimeve do të shndërrohet në një nyjë të fuqishme të turizmit në bashkinë e Fierit, por edhe më gjerë.

Ai është ndalur në investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore. Investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, rrugët rurale të lidhura me njëra-tjetrën kanë një rëndësi jetike për fshatin duke ndikuar drejtpërdrejtë në shitjen e produkteve bujqësore apo lidhur me shërbimet si: pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra. Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë së Radostinës që rruga e nisur e investimeve nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë. Ndërkohë në mesazhin e tij politik Subashi ka kërkuar mbështetjen jo vetëm për atë si kryetar bashkie, por edhe për PS, për fitoren e numrave në këshillit bashkiakë. “Pas zgjedhjeve të 14 majit ne do të kthejmë në Fier mandatin e 10-të duke siguruar fitoren e PS-së në vitin 2025 dhe mandatin e katër të kryeministrit Edi Rama”, tha Subashi.