Kryetari i bashkisë Armando Subashi është takuar me strukturat socialiste në Portëz në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në këtë takim të strukturave të Partia Socialiste në këtë njësi administrative ai është njohur me organizimin e strukturave dhe gatishmërinë e tyre për të shënuar në 14 maj rezultatin e tyre më të mirë.
Kjo në emër të punëve të mëdha transformuese që janë bërë në Bashkinë e Fierit në tërësi, por edhe në këtë njësi administrative në veçanti. Fryma e mobilizimit të strukturave socialiste garanton një tjetër fitore për socialistët fierakë në këto zgjedhje. Pak javë më parë në kuadër të prezantimit të ambicieve për vitit 2023 në këtë njësi administrative kryetari Subashi ka bërë dhe një rezyme të punës së bashkisë që ai drejton në disa pika të ndryshme.
Ai e ka cilësuar punën në vijim si një përmbushje të mëtejshme të kërkesave dhe nevojave të fshatrave në njësinë Portëz. Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative. Ai ka përmendur investimin në rrugën Mbyet-Kraps që nga gjendja e saj e mjeruar banorët e kësaj zone bojkotuan zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa sot investimi i infrastrukturës rrugore është shtrirë dhe në brendësi të fshatrave të njësisë. Këto investime nuk janë parë thjesht si indikacione për përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe nxitjes së biznesit dhe daljes së prodhimeve në treg. Me impakt pozitiv janë për këtë njësi administrative investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore.
Një tjetër arritje janë investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, duke trashëguar nga e kaluara mungesë të theksuar të investimeve në këtë drejtim. Arritje është shënuar në lidhje me shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra apo arritjet në drejtim të transportit publik dhe mirëmbajtjes së varrezave publike. Këta faktorë dhe organizimi model i të gjitha strukturave socialiste dhe në këtë njësi administrative do të plotësohet objektivi për të maksimalizuar votat në 14 maj, për Partinë Socialiste dhe për kandidatin e saj për kryetar Bashkie./Tv Kombi/