Ballina Lajme Subashi i gatshëm për bashkëpunim me fabrikën e përpunimit të mermerit në...

Subashi i gatshëm për bashkëpunim me fabrikën e përpunimit të mermerit në Portëz. Guri i Skraparit importohet për t’u vendosur në Majorka të Spanjës.

1

E cilësuar nga drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla si porta hyrëse lindore e qytetit të Fierit, Portëza tashmë është shndërruar në një nga njësitë administrative të bashkisë së Fierit me ritmet më të larta në drejtim të zhvillimit të biznesit sa bujqësor, në drejtim të shërbimeve që iu ofrohen qytetarët, por edhe më gjerë. Ky fakt flet vetë nëse shikon dhe larmishmërinë e bizneseve që kanë marrë jetë në mënyrë të veçantë në qendrën e kësaj njësie administrative.

Balla dhe Subashi kanë qenë të pranishëm në mjediset e fabrikës përpunuese të guri dhe mermerit prodhimet e së cilës tashmë nuk plotësojnë vetëm kërkesat e vendit në lëmin e ndërtimeve, por ajo eksporton edhe në shtete të tjera të Europës. Subashi ka vlerësuar këtë investim me mjaft interes jo vetëm për zonën por edhe mbarë ekonominë shqiptare, pasi kjo fabrikë e menaxhuar nga Spiro Stefa është një model i çarjes së eksporteve me produktet e saj.

Gjatë vizitës në fabrikën e përpunimit të mermerit në Portëz, e pronari i këtij investimi ka treguar sesi është arritur deri në këtë fazë falë punës dhe përpjekjeve të tyre duke bërë që ky biznes të jetë i njohur me aktivitetin përpunues dhe eksportues të mermerit dhe gurit në botë. Produktet e mermerit dhe gurit të cilat përpunohen në Portëz gjejnë përdorim për shtrim të rrugëve, trotuareve, shesheve si dhe një pjesë e konsiderueshme eksportohet në shtete të ndryshme të botës.

Në këtë bashkëbisedim Stefa ka treguar rëndësinë e përdorimit të produkteve të gurit pasi ato kanë një jetëgjatësi më të lartë sesa produkte e betonit. Balla në këtë kontekst ka hedhur idenë për të hequr dorë nga bordurat e betonit pasi ka një jetëgjatësi më të shkurtër duke përdoru kështu bordura guri ashtu si në të gjitha vendet e Europrës Ndërkohë nga anë e tij kryebashkiaku Subashi ka përkrahur idenë e përdorimit të bordurave të gurit duke pasur parasysh koston e këtij zëri për të filluar përdorimin e tij në investime të ndryshme të cilat do të kryhen nga bashkia e Fierit.

Ajo që vlen të theksohet është fakti që ky biznes përpunon lënda e parë e cila sigurohet nga bizneset e vendit të cilat merren me nxjerrjen e blloqeve të mermerit dhe të gurit . Mjaft domethënëse është fakti që pas përpunimit të tij, guri i Skraparit importohet për t’u vendosur në Majorka të Spanjës./Tv Kombi/