SHBA- Yjet po na zhduken nga qielli!
Një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vetëm 100 prej tyre deri në ditëlindjen e tij të 18-të.
Yjet po zhduken nga qielli i natës pasi çdo vit, qielli bëhet deri në 10 për qind më i ndritshëm, sipas një studimi të ri. Kjo do të thotë se një numër i madh yjesh, që dikur ishin të dukshëm, tani janë të ‘fshehura’.
Këto janë gjetjet e një studimi të ritë bërë nga më shumë se 50,000 vëzhgime nga shkencëtarë në mbarë botën, të marra midis 2011 dhe 2022.
Studimi synonte të kuptonte plotësisht shkallën e problemit të “shkëlqimit të qiellit”, ose dritës së përhapur në qiellin e natës që shkaktohet nga ndotja e krijuar nga njeriu./Independent