Ballina Lifestyle & Showbiz Studimi: ngrënia vetem e perimeve, nuk është e mjaftueshme për të...

Studimi: ngrënia vetem e perimeve, nuk është e mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e arrestit kardiak

3

Shëndeti i zemrës kërkon një kujdes që lidhet me një dietë të ekuilibruar, kryesisht me fruta perime dhe fibra, ushtrime fizike dhe mënyrën e jetesës. Studiuesit në Britaninë e Madhe, kanë dalë në përfundimin se vetëm ngrënia e perimeve, pa faktorët e tjerë nuk e redukton rrezikun për prekjen nga sëmundjet kardiake.

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka dalë në përfundimin se vetëm ngrënia e perimeve, edhe pse në sasi të mëdha, nuk e zvogëlon rrezikun nga ataku në zemër apo goditja në tru. Kjo, sipas studiuesve, varet nga faktorë si ushqimet e tjera që konsumojmë, ushtrimet fizike dhe mënyra e jetesës. Një dietë e ekuilibruar, me të paktën pesë porcioneve me fruta dhe perime çdo ditë, ndihmon në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve, përfshirë disa lloje kanceri.

Ekipi i studiuesve të universitetit të Oksfordit dhe Bristolit dhe Universitetit Kinez të Hong Kongut, analizoi mënyrën e ushqyerjes së gati 400,000 njerëzve, duke përfshirë sasinë e perimeve të gatuara dhe të papërpunuara që hanin çdo dite. Si rezultat, ata thanë se studimi i tyre nuk gjeti prova të “një efekti mbrojtës nga ngrënia e perimeve” për problemet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.