Ballina Lajme Strukturat socialiste në Levan të angazhuara për fitoren e radhës në bashkinë...

Strukturat socialiste në Levan të angazhuara për fitoren e radhës në bashkinë e Fierit. Subashi falënderon komunitetin për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve.

5

Një tjetër ndalese e kryebashkiakut Armando Subashi ka qenë në Levan ku është takuar në një bashkëbisedim me strukturat e partisë, ku diskutua mbi objektivat për zgjedhjet e 14 majit. Në këtë takim janë kaluar në një analizë objektive rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme. Baza për të shënuar një rezultat akoma dhe më ta lartë për strukturat socialiste është punë e mirë e bërë në këto vite nga kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Tashmë banorët e kësaj njësie janë të njohura hollësisht punët e realizuara ashtu si dhe janë projektuar bashkërisht punët dhe investimet e vitit të ardhshëm. Një ndër arritjet më të mëdha të qeverisjes së bashkisë së Fierit nga Subashi është investimi në rrugën gangrene të aksit rrugor Levan-Frakull e cila ka zgjidhur dhe lehtësuar qarkullimin e automjeteve, banorëve dhe produkteve të fermerëve drejt tregjeve të qytetit të Fierit. Në drejtim të përmirësimit dhe punimit të sipërfaqeve bujqësore të kësaj zone janë kryer investime të rëndësime në drejtim të rehabilitimit të sistemit kullues, që i shërben dy njësive si Levanit dhe Darëzezës.

Përmes kësaj arrihen toka të ujitura e të kulluara, prodhim cilësor i garantuar si dhe ripërtëritje të bujqësisë. Një tjetër arritje në këtë drejtim ka qenë investimi në një nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit. Dega e Martinës, që furnizohet nga kanali Vjosë-Levan-Fier, është një nga veprat më të rëndësishme për vaditjen e gjithë zonës së Levanit, por edhe më gjerë.. Në njësinë administrative të Levanit janë të shumta investimet e bizneseve të fermerëve në drejtime të ndryshme agrobujqësisë dhe blegtorisë. Rëndësi të veçantë i është kushtuar marrëdhënieve me komunitetitn ku është mbështetur Qendrën Komunitare Për Familjen apo dhe investimet në sistemin arsimor.

Një veçanti është dhe frekuentimi i Parkut të Madh natyror në Pyllin e Levanit ku mes hapësirave rekreative, ambiente sportive, çlodhëse e argëtuese nga janë qytetarët, por edhe nxënësit e shkollave të qytetit të Fierit. Gjatë këtij takimi kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi iu ka shprehur strukturave socialiste mirënjohjen për të gjithë komunitetet të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre, por edhe kanë bashkëpunuar dhe investuar në këtë njësi administrative.

Edhe në këtë njësi administrative sfida socialiste është me më të mirën e Partisë Socialiste, për të maksimalizuar votat në 14 maj, për Partinë Socialiste dhe për kandidatin e saj për kryetar Bashkie./Tv Kombi/