Ballina Lajme Strukturat socialiste në Fier në përgatitje të zgjedhjeve të 14 majit ku...

Strukturat socialiste në Fier në përgatitje të zgjedhjeve të 14 majit ku synohet sërish fitorja e bashkisë së Fierit dhe gjithë njësive administrative

2

Në trokitje të zgjedhjeve të 14 majit strukturat socialiste të Fierit janë përfshirë në një mobilizim dhe takime me anëtarësinë e saj me qëllim të përgatitjes për fushatën elektorale. Tashmë në çdo njësi administrative në fshat apo dhe në qendër të bashkisë në Fier, në rajonet e tij, janë duke u mbajtur takime të cilat synojnë organizimin e punës për të maksimizuar votat në 14 maj, për Partinë Socialiste dhe për kandidatin e saj për kryetar bashkie

Gjatë këtyre takimeve bëhet një analizë e situatës së votimeve dhe votave në çdo qendër votimi të Bashkisë duke bërë një bilanc të asaj që janë fituar, humbur ose pesha e pjesës gri që nuk na kanë marrë pjesë në votime. Sot u vazhdua me takimet e strukturave të partisë të rajoneve 1 dhe 4 të qytetit, për të analizuar edhe këtu çdo votë në çdo qendër votimi dhe rezultatin që duam të arrijmë në zgjedhjet vendore.

Sfida e socialistëve për këto zgjedhje janë për të maksimizuar në 14 maj rezultatin e Partisë Socialiste dhe të kandidatit të saj për kryetar bashkie./Tv Kombi/