Ballina Rajoni Stoltenberg thirrje Prishtinës dhe Beogradit: Ulni tensionet, gjeni zgjidhjen me dialog

Stoltenberg thirrje Prishtinës dhe Beogradit: Ulni tensionet, gjeni zgjidhjen me dialog

0

Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut Jens Stoltenberg ka deklaruar se NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës. Ndërsa theksoi se Aleanca do të ndërmarrë të gjitha veprimet që nevojiten për të krijuar një mjedis të sigurt. Këto komente Stoltenberg i bëri gjatë takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku thkesoi se NATO do të bëjë gjithçka që qytetarët në Kosovë të ndihen të qetë dhe të sigurt.

Stoltenberg “dënoi fuqishëm sulmet e paprovokuara” kundër trupave të KFOR-it dhe siguroi se “KFOR-i dhe NATO do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë”, transemtojnë mediat turke.

Stoltenberg i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të de-përshkallëzojnë situatën e tensionuar dhe të tregojnë përmbatje nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që sipas tij, “është rruga e vetme drejt paqes”.

Në takimin me Erdogan, ai përshëndeti vendimin e Turqisë për të ofruar forca shtesë për praninë e KFOR-it në Kosovë, ndërsa bëri të ditur se blloku i sigurisë do të vendosë 700 trupa nga rezervat operacionale të NATO-s dhe se Turqia do të mbikëqyrë këtë proces.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet dhe protestat e dhunshme të serbëve në fundin e muajit të kaluar. Ata protestuan kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë të cilët hynë në ndërtesat e këtyre komunave me ndihmën e policisë.

Të paktën 30 ushtarë të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO, (KFOR) u plagosën në përleshjet me serbët të cilët përpiqeshin të bllokonin kryebashkiakët shqiptarë që të hynin në komunën për të bërë betimin e tij dhe për të filluar detyrën.

/rtsh.al/