Ballina Lajme Steinmeier: Shqipëria partnere e rëndësishme! Begaj: Samiti në Tiranë përgjegjësi e madhe,...

Steinmeier: Shqipëria partnere e rëndësishme! Begaj: Samiti në Tiranë përgjegjësi e madhe, pritshmëritë janë të larta

1

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier dhe Presidenti Bajram Begaj pas takimit në Presidencë kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për media në fokus të së cilës ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, samiti i BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë dhe dialogu Kosovë-Serbi.  Në fjalën e tij, presidenti Steinmeier siguroi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integriumit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Teksa vuri theksin te intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, Steinmeier deklaroi se Shqipërsë nuk do i mungojë asnjëherë mbështetja e Gjermanisë.

Shqipëria është partnere e rëndësishme dhe ne do të rrisim bashkëpunimin. Brenda NATO-s Shqipëria forcon sigurinë rajonale në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria jep kontribut të rëndësishëm brenda kohezionit evropian. Gjermania e shoqëroi Shqipërinë në fillimin e saj në BE, premtoj vijimin e mbështetjes”, tha Steinmeier.

Po ashtu, Presidenti Begaj u shpreh se Gjermania është një parnere e besuar e Shqipërisë. Sipas kreut të shtetit, Gjermania ka dhënë një ndihmë të pakursyer ndaj vendit tonë për reformën në drejtësi dhe proceset e tjera integruese.

Që te jemi përpara duhet të kemi bashkëpunim brenda vendit dhe mbështetjen që kemi patur nga miqtë dhe partnerët tanë. Gjermania partnere e besuar e Shqipërisë. Ka bashkëpunuar për të dhënë ndihmë të pakursyer në reformën në drejtësi dhe procese të tjera integruese. Ndihma që do japë Gjermania në procesin e negociatave me ekspertë të ndryshëm në fazën e negocimit do të ishte e mirëpritur”, tha Begaj.

Sa i përket samitit që do të mbahet në 6 dhjetor, ku Tirana do të presë liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor, Presidenti u cilësoi si një ngjarje historike.

“Është një ngjarje historike për Shqipërinë. Edhe përgjegjësia është shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëritë janë të lartë. Shqipëria është vendi ku sipas të gjitha sondazheve, përqindja më e lartë e popullatës kërkon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt.

Procesi i anëtarësimit në BE nuk ka afat të përcaktuar. Duhet që çdo vend aspirant të bëjë detyrat e veta. Pa u plotësuar kriteret, duhet që vendi të punojë për të realizuar në kohë procesin e adaptimit dhe përshtatjen e negociatave për tu anëtarësuar. Nuk ka një kohë qe e përcaktoj unë. Koha varet nga detyra dhe puna e secilit vend që kërkon që aderon të bëhet pjesë e BE. Ky është një proces meritash dhe nuk ka proces ‘pro bono’ për askënd”, tha Begaj.

/rtsh.al/