Ballina Lajme Statusi i nëpunësit civil, 1 152 vende vakante për 2023-in, degët, institucionet...

Statusi i nëpunësit civil, 1 152 vende vakante për 2023-in, degët, institucionet që kanë nevojë për rekrutim personeli

3

1 152 vende vakante, pjesë e shërbimit civil, janë tashmë të hapura për rekrutim përgjatë vitit 2023. Për planin vjetor të pranimit, për vitin 2023, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil, me propozim të Kryeministrit, qeveria ka marrë vendim që numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2023 të jetë, gjithsej, 1 152.

Rtsh.al publikon vendet vakante, të cilat janë ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12;

b) për kategorinë e mesme drejtuese 50;

c) për kategorinë e ulët drejtuese 190;

ç) për kategorinë ekzekutive 900

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Zootekni;

– Mbrojtje bimësh;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2023, janë:

  1. Kryeministria dhe institucionet në varësi të saj;
  2. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  3. Sistemi i Ministrisë së Brendshme;
  4. Sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes;
  5. Sistemi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë;
  6. Sistemi i Ministrisë së Drejtësisë;
  7. Sistemi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
  8. Sistemi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  9. Sistemi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;
  10. Sistemi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  11. Sistemi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  12. Ministria e Kulturës.

Do të jetë Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

/rtsh.al/ a.meta/