Ballina Sport Statistika/ Messi në misionin e (pa)mundur për të kaluar Maradona-n

Statistika/ Messi në misionin e (pa)mundur për të kaluar Maradona-n

1

Të dielën, në finalen e madhe të Kupës së Botës, është vendi i duhur për të bërë historinë. Nëse mendoni se Messi po mendon vetëm për trofeun gaboni rëndë pasi 35-vjeçari është në ndjekje edhe të një arritjeje që askujt nuk i ka dalë në tërë historinë e turneut. Tw ashtuquajturës “kurorës” të dyfishtë i kanë shkuar shumë pranë më parë vetëm dy futbollistë në historinë e Botërorëve.

Shansi artë – Këtë edicion të Botërorit Messi ka shansin që të përfundojë Katar 2022 si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i tunerut. Diçka e tillë s’ka nodhur kurrë më parë në 100 vite histori të turneut, por Leo ka shanse reale për ta arritur nëse në finale shfaq një tjetër paraqitjet nga të tijat.

Goleadorët e Katar 2022:

Kylian Mbappé (5) – (6 ndeshje, 477 min.)

Lionel Messi (5) – (6 ndeshje, 540 min.)

Olivier Giroud (4) – (5 ndeshje, 382 min.)

Julián Álvarez (4) – (6 ndeshje, 364 min.)

Rregullorja – Në rast se golashënuesit do të kenë të njëjtin numër golash atëherë rëndësi kanë sasia e ndeshjeve të luajtura ndërkohë që nëse edhe në këtë aspekt goleadorët janë të barabartë atëherë numërohen minutat e luajtura. Pra në rast barazie të numrit të golave kush shënon në më pak ndeshje ose në më pak minuta merr çmimin.  

Asistmenët e Katar 2022:

Bruno Fernandes (3) – (4 ndeshje, 357 min.)

Harry Kane (3) – (5 ndeshje, 404 min.)

Antoine Griezmann (3) – (6 ndeshje, 467 min.)

Lionel Messi (3) – (6 ndeshje, 540 min.)

Më pranë – Në rast se Messi do të shënojë një gol dhe do të dhurojë dhe një asist në finalen e madhe atëherë do të bëhej i vetmi në historinë e Botërorëve që përfundon i pari në këto dy klasifikime në të njëjtin edicion. Një sipërmarrje të tillë i kanë shkuar shumë pranë dy lojtarë më parë. I pari është Maradona, i cili në Botërorin e 1986-ës u shpall si asistmeni më i mirë i turneut me 5 pasime kyçe ndërkohë që për sasinë e golave të rrealizuar e mundi Gary Lineker me 6 të tillë. Në atë edicion Maradona, Butragueño dhe Careca shënuan pesë herë. Në 2010-ën ai që i shkoi më pranë kësaj sipërmarrjeje ishte Thomas Müller. Sulmuesi i Gjermanisë u shpall si golashënuesi i turneut me 5 gola. Po të njëjtën sasi golash kishin shënuar edhe Villa, Sneijder dhe Forlán por sulmuesi i talentuar gjerman çoi në shtëpi trofeun pasi luajti një ndeshje më pak se rivalët. Sa i përket asisteve Thomas Müller dhuroi 3 të tillë, po aq sa Kaká, Özil, Kuyt dhe Schweinsteiger. Por në fund çmimin e mori braziliani pasi i kishte dhënë në vetëm katër takime (Thomas Müller i kishte dhënë në 6 ndërsa të tjerët në 7 ndeshje).