Humb jetën në derën e spitalit një 49-vjeçar në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte paraqitur në spital mbrëmjen e të mërkurës, në Patra.
Burri ka kërkuar ndihmën e parë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Spitali u përgjigj se nuk ishte në shërbim dhe duhej të kontaktonte spitalin e Rios.
Pak metra jashtë spitalit, 49-vjeçari ka dhënë frymën e fundit pa marrë ndihmë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa familjarët akuzojnë personelin e spitalit për neglizhencë.
Spitali ka reaguar duke thënë se 49-vjeçari u paraqit me dhimbje shpine, e shkaktuar ndoshta nga një e ftohtë dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të rëndë.